E fundit/ Delegatët e Kuvendit të PD-së, pas punimëve, te protesta e studentëve

Burime të rezervuara nga Kuvendi Kombëtar i PD-së thonë se të gjithë delegatët e Kuvendit, fill pas punimëve, do të drejtohen te protesta e studentëve para Kryeministrisë. Janë mbi 2 mijë delegatë të cilët do ti bashkohen protestës 11-ditore të tyre.

Po kështu banorët e Unazës së Re po shkojnë te protesta shoqëruar nga qytetarë të tjerë, të cilët janë në përkrahje të tyre. Mësohet se dhe të rinjtë e LRI po bëhen gati të shkojnë te studentët.

Ndërkohë policia po merr masa urgjente përreth kryeministrisë.