Durmishaj shënon sërish në Greqi, por goli i tij vlen vetëm një pikë (VIDEO)

Fiorin Durmishaj nuk di të ndalet Superligën greke, ku edhe në këtë javë ka shënuar në kampionatin helen. PAS Janina e Andi Lilës, priste në shtëpi Panioniosin, dhe ndeshja përfundoi në shifrat 3-1.

Në minutën e 51-të, Nikolias zhbllokoi shifrat për vendasit, ndërsa në minutën e 67-të, Lila që e kishte nisur si titullar, i la vendin Siontis. Ishte sulmuesi shqiptar, Fiorin Durmishaj, që në minutën e 82-të, barazoi shifrat, duke ndezur shpresat për një pikë në transfertë.

Gjithsesi, barazimi zgjati vetëm pak sekonda, pasi në të 83-tën, Jakos çoi përsëri në avantazh Janinën, ndërsa në të 88-tën me një penallti, vulosi fitoren 3-1. Pas ndeshjes së javës së 14-të, Panionios qëndron në vendin e 9-të me 18 pikë, ndërsa Janina e 12-ta, me 14 pikë.