Bimët, kura e 4 miliardë personave në mbarë botën!

Të dhënat e publikuara nga organizata botërore e shëndetësisë flasin qartë: rreth 4 miliardë persona kurohen me fitoterapinë, ose thënë më mirë, me ilaçe që kanë si bazë substanca të ekstraktuara nga bimët.

Nga ana tjetër, natyra është e pasur me principe aktive, shumë prej të cilëve presin që të zbulohen e të vihen në përdorim. Rrënjë, gjethe, farëra, lule e fruta të mijëra bimëve përmbajnë në fakt substanca që nëse ekstraktohen korrektësisht, përpunohen e administrohen mund të shfaqin fuqinë e tyre kundër shumë shqetësimeve. Në të gjithë botën më shumë se 35 mijë lloje bimësh përdoren për qëllime mjekësore. Por ekzistojnë edhe 420 mijë lloje bimësh të tjera për të cilat ka dijeni të kufizuara.

Industria farmaceutike ka arritur që të përpunojë mijëra bimë duke i kthyer në ilaçe. Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, principi aktiv i 25 % ët ilaçeve sintetike që janë në treg rrjedhin nga bimët.