Atletico fitore mes drithërimash ndaj Valladolid, arrin Barcelonën në krye (VIDEO)

Atletico Madrid ka marrë një fitore dramatike 3-2 në fushën e Valladolid duke arritur Barcelonën në kreun e renditjes së La Ligas. Ish-sulmuesi i Milan, Nikola Kalinic zhbllokoi ndeshjen në minutën e 26-të pas një asisti të marrë nga Griezmann, ndërkoëh që francezi do të dyfishonte shifrat nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë.

Kur mendohej se madrilenët i kishin siguruar tri pikët, erdhi përmbysja e vendasve në pjesën e dytë. Calero ka ngushtuar diferencat në minutën e 57-të, ndërsa 6 minuta më vonë ka ardhur barazimi falë një autogoli të Saul. Gjithsesi Griezmann nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi 10 minuta nga fundit shënoi golin e 125 në La Liga në 300 ndeshje.