Përplasje fizike, në mesnatë, mes policisë dhe studentëve protestues

Momente tensioni mes studentëve dhe policisë para zyrës së kryeministrit në Bulevard.
Mësohet se policia nuk ka lejuar ngrohëset prej gazi, çka ka shkaktuar reagimin e studentëve.

Policia ka bllokuar ngrohëset prej gazi, ndërsa studentët shprehen se do vijojnë të qëndrojnë edhe sonte para Kryeministrisë pavarësisht temperaturave të ulëta.

“Punonjësit e policisë na penguan, këtu është bërë një shtetrrethim, te kjo rruga kam numëruar 10 policë, janë shtuar forcat e policisë kudo. Nuk plotësuan procervebal për ata që morën. Nuk tërhiqemi nga qëndresa jonë natën. Kryeministri mund të deklarojë çfarëdolloj gjëje në media, por ky është realiteti”– shprehen studentët të cilët janë në ditën e 10 të protestës së tyre.

Ky është veprim skandaloz i policisë që iu merr ngroheset prej gazi. Akti sublim i tyre në minus disa gradë duke qëndruar jashtë dhe iu merret ngrohja, nuk ka asnjë sens njerëzor nga policia, përkundrazi vetëm sa do ti bëjë më radikal studentët ditën e shtunë para kryeministrisë.