‘Plasi’ mes Flori Mumajesit për Kejsi Tolës, ky veprim po na bën të dyshojmë se janë të lidhur vërtet!

Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë me fitoren në “Kënga Magjike”. Por para disa ditësh këngëtari e ktheu të gjithë vëmendjen tek jeta e tij personale me një postim në Instagram. Flori ka publikuar një foto nga momenti kur interpreton me Kejsi Tolën këngën “Më ke mua”, dje tek “Post Kënga Magjike”, në studion e të Dielës shqiptare.

“Mërzitem edhe unë me ty ndonjëherë, më shumë për gjëra koti që nuk kanë vlerë. Por e gjej gjithmonë një motiv më fal të them, s’të gënjej dot përmendesh ti më njeh”, shkruhej në foto, një frazë e shkëputur nga teksti i këngës së Kejsit.

Mirëpo dyshja u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin. Teksa Kejsi këndonte, Flori e përqafonte, i drejtohej me fraza nga teksti i këngës, bënte gjeste romantike dhe kaq është dashur që të përflitet se ata janë në një lidhje.

E si të mos mjaftonin këto, Flori i ka hedhur “benzinë-zjarrit” me një foto të fundit të postuar në Instagram.

Fituesi i “Kënga Magjike 2018” ka publikuar një foto të Kejsit në Instagram shoqëruar me një zemër. Fotoja duket të jetë shkrepur në një studio muzikore ndoshta në ambientet e “Threedots” dhe këngëtarja e “Më ke mua” shfaqet duke qeshur vesh më vesh.