Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, ja kush janë kandidatët për Këshillin Kombëtar (Emrat)

Ka përfunduar pas rreth 60 minutave mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, gjatë së cilës janë zgjedhur emrat që do të votohen në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet nesër në orën 10:30.

Burime bëjnë me dije se emrat e propozuar për anëtarësinë e Këshillit Kombëtar demokrat, janë: Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli, Aleksander Biberaj dhe Gazmend Oketa.

Po ashtu mësohet se janë rikthyer, Çlirim Gjata, Bardhyl Londo, Rezart Prifti pedagog, Robert Budina regjisor, Ardian Isufi, Anila Godo.

Nga ana tjetër, Arben Imami është shprehur qartë kundër vendimit për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në ditën e nesërme dhe për këtë ka braktisur mbledhjen.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur se në listë nuk janë ish-deputetët që janë vetëdeklaruar se nuk janë më pjesë e PD-së, ndërkohë kandidatë për Këshillin Kombëtar do të jenë të gjithë antarët aktual dhe ish-deputetët, me përjashtim të Ridvan Bodes, Majlinda Bregut, Genc Rulit dhe Astrit Patozit.