Pedagogu: Protesta e studentëve po kalon në një revolucion jakobin!

Pedagogu Edvin Prifti i ftuar në “Ekopolitikë” në Ora News, tha se protesta e studentëve po kalon në një revolucion kulturor.

PriftiPedagogu shqiptar paguhet 40-50% më pak se pedagogu kosovar. Unë do të jepja vetëm dy konsiderata të vogla. E para, kjo protestë, nuk është vetëm kjo protestë. Në 10 vjet janë bërë dy ligje për arsimin e lartë.

Pas dy ligjeve që parashikonin demokraci universitare, fakti është që pedagogët janë të pakënaqur, studentët janë të pakënaqur.

 Pseudo-demokracia universitare ra. Pra ka prodhuar këtë makabritet apo mediokritet universitar. Kjo pseudo-demokraci është shkëmbim çokash dhe favoresh ka prodhuar këtë rezultante. 

Unë do të përgëzoja çdo iniciativë të kryeministrit aktual, të kaluar apo çdo kryeministri aspirant të mblidhen gjithë bashkë për arsimin e lartë. 

Konsiderata e dytë, duhet të jemi të kujdesshëm, sepse kjo protestë aq sa e mirë dhe pozitive është, dhe s’ka pse të mos bëhet edhe në 6 muaj sepse i shkund të tërë duke filluar nga ne pedagogët të parët. Në momentin aktual po ecën në një teh shumë të prerë që të kthehet në formën e një revolucioni ideologjik. Studentët 

Një revolucion ideologjik kulturor kinez, nuk jam dakord me këtë. 

Një revolucion jakobin, ku anatemohet për çdo gjë pedagogu, ku studenti kërkon vetting të pedagogut, kur studenti kërkon rishikim të titujve. Absolutisht çështje të drejta, por nuk mendoj se janë detyra të studentëve.  Një revolucion kulturor dhe jakobin nuk është ai që i intereson universitetit tonë.