Partizani-Kukësi, barazim i “ftohtë” në super duelin e javës së 17-të (VIDEO)

Java e 17-të e kategorisë Superiore është hapur me një barazim pa gola në “Selman Stermasi” në super duelin mes Partizanit dhe Kukësit. Kukëssi ishte më kërkues në 45 minutat e para me Et’hemin që vendosi në provë portierin Hoxha në minutën e 35-të, por gardiani i të kuqve ishte në një mbrëmje të shkqlyer.

Lodhja e pjesës së parë dhe terreni i rënduar, bëjnë që lojtarët e të dyja skuadrave të ulin ritmin e ndeshjes, teksa i vetmi rast konkret drejtë portës ishte ai i Shkodrës nga një goditje dënimi. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, duke mbajtur të njëjtë diferencën mes ekipeve.

Kukësi do të jetë i vetëm në vendin e dytë me 31 pikë, të paktën për 24 orët e ardhshme, ndërsa Partizani me 36 pikë mban kryesimin. Javën e ardhshme Partizani luan kundër Luftëtarit ndërsa Kukësi ndaj Kastriotit.