“HYATT”, marka ndërkombëtare hotelerisë me 5 yje në Shqipëri, në bashkëpunim me Grupin Kastrati

Në Shqipëri Grupi Kastrati është një multikompani, e sukseshme dhe korrekte me ligjin. Një grupim që njeh vetëm rritje ndër vite.

Nëpërmjet një ceremonie nënshkrimi të zhvilluar në datën 6 Dhjetor, Grupi Kastrati njoftoi bashkëpunimin me markën ndërkombëtare të hotelerisë Hyatt për të sjellë “Hyatt Regency and Residences Tirana”. Kjo marrëveshje e menaxhimit të hotelit MakAlbania, u konsiderua gjerësisht si një ndër investimet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Ceremonia nisi me fjalimin përshëndetës të Zv.Presidentit të grupit, Leonard Kastrati i cili u shpreh optimist për këtë bashkëpunim, si pjesë e vazhdës së gjatë të shumë të tjerave me partnerë ndërkombëtar që Grupi Kastrati ka realizuar përgjatë 27 viteve në treg.

Fjalën e mbajtën edhe Zv.Presidenti i Hyatt Hotels Corporation, Z. Aoyama Takuya, i cili garantoi se i pari hotel me 5 yje në vend do të kthehet në një histori suksesi; Ministri Blendi Klosi dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilët theksuan se ky investim tregon besimin e markave të huaja në atë që ofron Shqipëria.

Ceremonia u përmbyll me nënshkrimin e marrëveshjes midis Presidentit të Grupit Kastrati, Shefqet Kastrati dhe Zv.Presidentit të Hyatt Hotel Corporation.

Hyatt Regency and Residences Tirana do të jetë një destinacion i përzgjedhur mikpritje me 5 yje, ideal për vizitorët në kërkim të akomodimit elitar. Me 151 dhoma, bare dhe resotorante, sallën më të madhe të eventeve në vend dhe shërbim të shkëlqyer, Hyatt Regency and Residences Albania do të ofroj një eksperiencë të paharrueshme qendrimi në zemër të kryeqytetit, për eksploruesit dhe vizitorët e biznesit.

Grupi Kastrati, themeluar në vitin 1991, operon në më shumë se 12 sektorë ekonomik në Shqipëri dhe Ballkan, duke punësuar më shumë se 3000 punonjës. Gjerësisht i njohur si lider i tregtimit të hidrokarbureve me shumicë dhe pakicë, Kastrati operon edhe në: industrinë e sigurimeve, ndërtim dhe real-estate, turizëm, distribucion automjetesh, retail, reklamim, etj.

Grupi Kastrati njihet si një partner i besuar biznesi i cili ofron shërbime dhe produkte të cilësisë më të mirë, risi dhe inovacion, si edhe kontribut të vlefshëm në komunitetet ku vepron.

Ky partneritet midis një prej grupeve më të mëdha shqiptare dhe Hyatt, i cili konsiderohet botërisht si etalon i cilësisë dhe numëron 750 hotele në 55 vende të botës, sjell jo vetëm një emër kaq të njohur dhe një investim kaq të rëndësishëm, por dhe një model të ri biznesi, i cili pritet të ofroj standardin e mikëpritjes me 5 yje edhe në Tiranë.