Humor/ Shqiptarët i kthejnë përgjigje Ramës

E ndërsa studentët prej katër ditësh e netësh qëndrojnë poshtë zyrës së tij duke i kërkuar realizimin e 8 kërkesave të tyre të karakterit ekonomik, kryeministri Edi Rama ka gjetur një formë të veçantë që më shumë e kthen kreun e qeverisë në një personazh qesharak që drejton vendin, duke i ftuar ata përmes memeve në rrjetet sociale.

Dhe duke marrë shkas nga ky lloj komunikimi i pazakonshëm djaloshar të kryeministrit, duket se në rrjetet sociale, shqiptarët kanë zgjedhur ti kthehen Ramës me metodat e tij, me meme.