Godole: Studentët kanë hyrë në histori edhe sikur të ikin sonte në shtëpi

Pedagogia Jonila Godole e ftuar në “Ekopolitikë” në Ora News, u shpreh se pavarësisht rezultatit, protesta e studentëve ka hyrë në histori. Ajo tha se të gjitha kushtet e tyre nuk mund të plotësohen.

GodoleKëta studentë kanë hyrë tashmë në historinë tonë të pas ’90-s edhe sikur ata të ikin në shtëpi. Me këtë seriozitet që ka pasur lëvizja deri tani, për mua misioni i vet është kryer. Kushti i parë për heqjen e pagesës për provimet e mbartura është hequr. 

Ju e keni kryer misionin tuaj për t’i treguar kësaj shoqërie se në një moment të caktuar kur thika shkon në palcë dhe gjendja është vërtetë e keqe, njerëzit mund të çohen kur preken tek leku. Edhe Lëvizja në ’90-n kushtet ekonomike ishin. Fillimisht heqja e emrit të universitetit, kushte në konvikte dhe më pas, shkaktuan procesin domino. Ju keni hyrë tashmë në histori pas ’90-s. Një herë kemi pasur për lëndët kimike. 

Edhe sikur të plotësohen të gjitha kërkesat, që nuk ka se si të plotësohen, edhe sikur të plotësoheshin këto nuk do ta shëronin sistemin arsimor. 

Ajo që më mungoi mua tek kjo protestë, nuk pashë një kërkesë të fortë për një ndryshim të fortë. Të ishte si një kauzë që ne të merreshim me të gjithë sistemin arsimor.