FSHF mbledh administratën e licensimit të klubeve

U zhvillua sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit mbledhja e parë e administratës së licensimit të klubeve, në kuadër të proçesit të licensimit për sezonin 2019-2020.

Në këtë mbledhje të parë morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, Menaxheri i Licensimeve, Eduart Gjini, ekspertët e përzgjedhur për të pesë kriteret e këtij proçesi, anëtarët e Komisionit të Licensimit të Klubeve dhe Anëtarët e Komisionit të Apelit.

Mbledhja u zhvillua në prag të seminarit të parë që do të zhvillohet me klubet aplikante për një licensë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s. Ky seminar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 20 Dhjetor, në ambientet e Federatës.