Fotoja e papublikuar nga dasma Meghan-Harry, është magjepëse

It’s the most wonderful time of the year! Po, prag Krishtlindjesh dhe fundviti. Çfarë (s)mungon? Një kartolinë nga familja mbretërore. Jo se do na mbërrijë ndonjë ditë në derë, por pse të mos e shohim?  Në këtë kohë, mbretërorët dërgojnë kartolinat, që për Meghan Markle dhe princ Harry-n rastisi të ishte një fotografi absolutisht e mrekullueshme dhe e papublikuar më parë nga dita e dasmës së tyre. Në një shkrepje bardhë e zi, çifti vështron shfaqjen madhështore të fizhekzjarreve në kështjellën Frogmore. Fotoja është realizuar nga Chris Allerton.