Aktivisti: Ambasadorja gjermane mbështet kërkesat e studentëve

Aktivisti i organizatës ‘Qëndresa Qytetare”, Rigels Xhemollari u pyet në emisionin ‘Zonë e Lirë’ nga gazetari Arjan Çani nëse gjermanët qëndrojnë pas protestës së studentëve në Shqipëri, nisur nga fakti që edhe kjo organizatë financohet nga fondacione gjermane.

Xhemollari deklaroi se nuk ka informacion nëse dikush qëndron mbas protestës, por theksoi se Ambasada e Gjermanisë në Tiranë e mbështet protestën e studentëve.

Ai theksoi se lëvizjet qytetare i bëjnë mirë demokracisë. “Informacionet tona kanë shërbyer si busull dhe protestat përmirësojnë qeverisjen. Çdo shtet demokratik mbështet protestat”,

Xhemollari po ashtu konfirmoi se ka pasur një takim me Ambasadoren gjermane në Tiranë,  Susanne Schütz, e cila është pro qëndrimeve të studentëve.

“Kam pasur një takim me diplomaten dhe kushtin e parë që kërkuan studentët e plotësoi qeveria gjermane. Konviktet do të rikonstruktohen me 18 milionë eurot e Gjermanisë, ku një pjesë është dhuratë, dhe një pjesë tjetër është kredi nga KFV-ja”, përfundoi ai.