“Prostituta” ngjitet në skenë

Drama “Prostituta” sipas autorit Leka Bungo është një histori e vërtetë deri në dhimbje. Jao zë fill në vitet nënëtdhjetë ku një 16 vjeçare bie pre e prostitucionit në moshë të brishtë dhe pas shumë vitesh gjithçka kërkon është hakmarrja.

“Drama është shkruar shumë vite më parë. Kur jetoja në New York. Isha larg Shqipërisë dhe isha i bindur që problemi që trajtonte, gjeta ime, ishte një nga problemet më serioze të shoqërisë shqiptare. Problem, i cili me kalimin e viteve edhe u agravua më shumë. Nuk është se gjeti një zgjidhje. Ndërsa përsa i përket asaj se pse pikërisht tani kur drama është shkruar me kohë, ajo s’varej nga unë. Këtë dramë Teatri Kombëtar e kishte. E dorëzova për ta vënë në skenë dhe nuk e miratoi”, tha Leka Bungo, autor/regjisor.

Përjetimet dhe kujtimet e saj vijnë në skenë nëpërmjet interpretimit të Julinda Emirit, përkrah aktorëve me emër si Viktor Zhusti, Bujar Asqeriu, Mehdi Malha, Natasha Sela e Vangjel Toçe.

“Më lejo të sjell në vëmendje refuzimet që më kanë bërë shumë aktore “të mëdha” të Teatrit, për rolin kryesor. I mërzitur nga ky qëndrim unë angazhova një vajzë të re, një aktore, e cila për herë të parë luan në skenë”, shpreht Leka Bungo, autor/regjisor.

Kjo ish prostitutë vjen të rrëfehet me një histori të padëgjuar më parë në dhomëzën e vogël të sankristisë në Kishën e Zojës.

“Vajza vjen që përtej detiti për tu hakmarrë e anatemuar nga familja, vëllai i ati dhe kërkon atë njeri të cilin e do dhe e urren më shumë se asnjë njeri tjetër, të cilin e gjen deputet në kuvendin e Shqipërisë”, tha Leka Bungo, autor/regjisor. Ne shpresojmë të shohim me këtë mjeshtëri që ju përmendët se kush do të mbizotërojë, hakmarrja apo falja?

“Natyrisht, ky është edhe misioni për të cilin është shkruar. Ne jemi në përgatitjet e fundit. Pasnesër. Pra ditën e premte në orën 7, në Teatrin Eksperimental ne do të kemi premierën për publikun kryeqytetas. Do të ndahet si premierë me spektatorët e qytetit të Elbasanit, në prag të Krishtlindjeve”, u shpreh Leka Bungo, autor/regjisor. /TCH/