Braimllari: Rama i trajton rektorët dhe dekanët si organizatë politike të Rilindjes

Nga Endrit Braimllari*
Edi Rama i trajton Rektoret dhe Dekanet si organizate politike te Rilindjes

Komunikimi me ate gjuhe dhe ate nivel me Rektoret dhe Dekanet e beri per te hequr pergjegjesine nga vetja. Sa here qe ka hall thote: “Fajin e keni ju”. E filloi me “Fajin e ka Saliu”, kur qeveria Berisha kishte kohe qe kishte ikur nga qeverisja e vendit, e vazhdoi “Fajin e ka LSI” ndonese dhe LSI nuk eshte me ne qeverisje, doli tek “Fajin e kane qytetaret” kur protestojne kundra taksave te larta, papunesise, varferise dhe largimit te te rinjve nga vendi. Sot me rektoret dhe dekanet doli prape ne origjine tha fajin e keni ju. Pra ky Kryeminister nuk ka faj, madje dhe kur i thone studentet qe nuk ka kushte ne konvikt i’u thote studenteve “E di, turp eshte por fajin e keni ju”, a thua se ky nuk e qeverise kete vend.
Rektoret dhe Dekanet sot i trajtoi si organizate politike te Rilindjes, e tha vete i’ua beri te qarte ne sy, i ra dhe tavolines me dore, beri dhe te fortin dhe iku gjithe arrogance.

Dekanet dhe Rektoret, o sot o kurre nuk duhet te kishin ndenjur duarkryq ne ate salle!
*Deputet i LSI