Mehmetaj: Amendamentet e LSI, aksion konkret për plotësimin e kërkesave të studentëve

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka deklaruar në një intervistë për Neës 24, se kryeministri Rama nuk mund të intimidojë studentët dhe aq më tepër ti procedojë ata, pasi studentët janë në të drejtën e tyre për të protestuar, e drejtë e cila ja u jep dhe Kushtetuta. Mehmetaj tha se klasa politike i ka një borxh të rinjve shqiptar, këtu e 28 vite që më në fund me thirrjen e tyre aq masive, tu përgjigjet me një aksion konkret për të plotësuar kërkesat e tyre. Mehmetaj tha se amendamentet e paraqitura nga LSI në Kuvend, janë veprime konkrete, të cilat ofrojnë zgjidhje për plotësimin e 8 kërkesave të paraqitura nga studentët.
Protesta
“Dje shihnim përpjekjet e Kryeministrit për të përçarë dhe futur në konflikt, për të gjetur mënyrat nga më të ndryshmet për ti ofenduar, intimiduar dhe sot arriti deri në pikën që t’i procedojë. A procedohen këta të rinj që nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse kanë protestuar për të drejtat e tyre, e drejtë që ua jep Kushtetuta. Madje kanë pastruar dhe vendin. Jo që nuk kanë bërë ndonjë gabim por dhe kur kanë ikur janë kthyer të marrin dhe letrën e fundit. Ky ishte momenti kur ne thamë që mjaft më. Me këta të rinj nuk mund të tallet më askush. Kryeministri jo e jo por askush tjetër. Klasa politike i ka një borxh të rinjve shqiptar, këtu e 28 vite që më në fund me thirrjen e tyre aq masive, tu përgjigjet me një aksion konkret për të plotësuar kërkesat e tyre. Janë krejt bazike. Ndaj ndërhyrja e parë që ne gjykuam me vend ishte propozimi i dy mendimeve. E para të ketë një dyfishim të zërit Arsim Universitar dhe dyfishim të zërit Kërkim Shkencor që shkon paralel me kërkesën që kanë bërë vetë studentët. Ajo është zgjidhja për tarifat që të reduktohen madje të shkojnë deri në zero. Ajo është zgjidhja dhe për kartën e studentit dhe për kurrikul të përmirësuar. Ajo është zgjidhja për librat online dhe për të subvencionuar pedagogët që punojnë për të bërë librat e atyre studentëve. Nga ana tjetër gjykuam shumë të domosdoshme ndërhyrjen me një fond të cilin e quajtëm fondi i emergjencës për arsimin prej 5 miliardë lekësh me qëllim rinovimin, rikonstruktimin dhe rehabilitimin e të gjitha konvikteve të studentëve që duhet ta themi akomodojnë nga 14 deri në 17 mijë studentë. Prej 5 vitesh e kam ndjekur me shumë vëmendje çështjen e arsimit. Kemi pasur interpelanca në Parlament dhe realisht kërkesat që bëjnë studentët janë krejt dhe vetëm bazike. Këto duhet të jenë vetëm fillimi i një punë thelbësore me arsimin. Çdo tallje , çdo arrogancë, çdo provokim me këta studentë në fakt është tallje me gjithë qytetarët shqiptarë. Dhe vetëm kështu duhet ta interpretojmë
Pra dëshira malinje, ku me të vërtetë është malinje të lësh studentët në rrugë kur janë burim frymëzimi. Ata thonin që ne duam të jemi si çdo qytetar evropian. Madje, një student u lut. Tha ‘të lutem Kryeministër’ ku e përsëriti 3 herë dhe iu drejtua si prind, ‘mos harxho lekë as me kazino, as me koncesione, as me PPP, por mi jep mua’. Pra, siç prindi ia jep fëmijëve të tij. Prindi futet realisht në borxhe për të arsimuar fëmijën. 3 deri në 5 milionë lekë të vjetra i kushton sot një studenti në Tiranë që arsimohet. Janë kërkesa minimale, por sot kanë përballë një malinjë që drejton Shqipërinë dhe këta studentë do t`i shohë jashtë kufijve sepse këtu janë padiskutim kërcënim për të”, tha Mehmetaj.
Amendamentet
“Iniciativa nuk është thjesht e imja. Unë thjesht e depozitova me kolegen Kërpaçi në emër të të gjithë grupit Parlamentar të LSI. 18 votat e Grupit Parlamentar të LSI janë padiskutim për studentët. Në fakt, ato nuk janë fare shpikje e jona,përkundrazi, nuk dua të marr asnjë meritë në këtë rast. Ato janë 8 kërkesat e studentëve, të marra nga gërma e parë te e fundit, të zbërthyera në amendime ligji. Kërkojnë dyfishim studentët, e kemi përkthyer në dyfishim. Kërkojnë bibliotekë studentët, bibliotekë është edhe aty e përkthyer në fonde. Nuk kemi fare merita. Merita është e gjithë e atyre. Kryeministri ka dy ditë që nuk del dot i qetë, para shqiptarëve jo e jo, por nuk del i qetë as para votuesve, simpatizantë, militantë të flaktë. E pamë edhe dje në shou-n që bëri. Nuk del dot, nuk ka çfarë tu thotë shqiptarëve. Përkundrazi, ai duhet të ikë nga zyra fare. Zyra e Kryeministrisë dhe zyra e Ministrisë janë sot vetëm e vetëm e studentëve dhe e askujt tjetër. Këta të rinj po na tregojnë se si duhet të luftojnë për kauzën e tyre dhe jo vetëm për interesa personale. Besoj që PD ashtu si LSI, në themel të punës së saj ka padiskutim që të shkojë pranë interesave të qytetarëve”, theksoi deputetja e LSI.
Parlamenti
“Nesër ne do jemi në parlament në çdo kohë dhe në çdo moment që do të flitet për të përmbushur kërkesat e studentëve. Edhe nëse kryeministri tenton të gënjejë shqiptarët me letra bakalli, a thua se studentët kanë nevojë për autografe. Ata kanë nevojë për vendime. Ne ja kemi çuar vendimet në tavolinë. Nëse ti nuk do, ja ku i ke zgjidhjet. Mos merr asnjë sekondë më shumë. Mblidhe sot Parlamentin dhe ne jemi aty për ta votuar sepse fundja qëllimi jonë në politik është tu shërbejmë qytetarëve”, përfundoi deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.