Ju Flet Moska: Studentët francezë në 1968 nuk u takuan me De Golin

Edhe sot në rubrikën “Ju Flet Moska”, Kastriot Myftaraj është ndalur tek protesta e studentëve. Ai ka bërë një analogji me protestën e studentëve francezë në 1968.

Kastriot Myftaraj: Protesta e studentëve e ka humbur shumë dramacitetin në rritje që ka pasur këto ditë dhe që fitoi në kulm ditën e djeshme, orët e vona të ditës. Mund të diskutoj shumë arsye përse ka ndodhur kështu. Arsyeja kryesore është se kryeministri ia arriti ta mbajë protestën larg pallatit të tij të pushtetit, selisë së kryeministrisë.

Është një arritje makiavelike që do të thosha, të cilën do ta kishte patur lakmi përshembull De Goli në vitin 1968, i cili u detyrua të largohej nga Elysee-ja dhe të shkonte në Gjermani se iu tremb rrethimit nga protesta studentore e vitit 1968.

Shikoni lart foton e protestave në Francë në vitin 1968. Majtas është portreti i De Golit, në atë kohë president i Francës por me fuqi ekzekutive. Debati për protestën dhe brenda protestës studentore është kanalizuar në dy cështje të cilat duhet të ishin fare të qarta për studentët.

Njëra nga këto cështje është e qartë. E kam fjalën për atë nëse duhet të pranojnë apo jo dialog me kryeministrin studentët. Të gjithë studentët, pavarësisht nga mendimet e kundërta se ku duhet të mbahet protesta, janë kundër dialogut, më saktë kjo kolona e pestë.

Dhe për ata studentët të cilët nuk kanë një kujtesë ose nuk i njohin termat historike, kolona e pestë është ajo e spiunëve. Në rastin e lëvizjes studentore të sotme, kolona e pestë do të diskreditohej krejtësisht në rast se do të thoshte që të dialogojmë me kryeministrin. E kam fjalën për ata që rrinë tek Ministria e Arsimit.

Kjo thotë jemi kundër dialogut me kryeministrin, por nuk jemi për të shkuar tek kryeministria.

Sa i përket cështjes së dialogut me kryeministrin, është gjëja më e panevojshme që kanë studentët. As që doli si temë në lëvizjen studentore të francezë në vitin 1968. Studentët shqiptarë, kot lodhen duke debatuar për të shpikur gjëra. I kanë të gatshme modelet e suksesshme. Model i suksesshëm është lëvizja studentore franceze e vitit 1968.

Si dy pika uji ngjan. Edhe ata kishin probleme në fillim. Nuk kanë pse lodhen, nuk shkuan studentët tek De Goli, as De Goli tek studentët. Studentët i parashtruan kërkesat dhe De Goli, ekuivalenti, barasvlerësi i Ramës, i plotësoi këto kërkesa. Madje plotësoi dhe më tepër. U bë një reformë e thellë arsimore në Francën e kohës. Rama mund ti realizojë pa i shkuar studentët aty.

Cfarë është kjo mendësia të shkojnë studentët tek kryeministri që ai t’ua plotësojë kërkesat. Është një hamendësi automane, shkojmë tani tek Baba Sulltani, i puthim dorën që faleminderit. 

Është ai modeli i keq që u bë dhe në 1990. Studentët paraqitën kërkesat e tyre dhe i shkuan Ramiz Alisë, diktatorit. Të gjitha këto kërkesa që kanë studentët, mund ti plotësojë kryeministri pa patur nevojë që t’ia thonë ata. E kupton ky njeri që e mban veten për intelektual të madh shqiptar, nuk është perëndimore kjo. Të më vinë ata që kanë kërkesa dhe unë u them dhe pastaj cfarë bëj, u zgjat dorën të ma puthin. Faleminderit zoti Kryeministër, hajde bëjmë nga një selfie. 

Këtë skenë të krijojë, është shumë bajate. Vettingu i pedagogëve që thotë kryeministri të flasin studentët se cili pedagog merr ryshfet. Jo mor zoti Kryeministër. Ke në dorë një shtet të tërë. Ke në dorë gjithë ato institucione, Policinë, SHISH-in etj. Ti po të duash bën shembull 5-10 pedagogë, edhe 20 në gjithë Shqipërinë.

Si? Duke u lidhur me studentët, duke marrë prova të pakundërshtueshme që kanë marrë paratë dhe krijohet frika nga ligji. Se kur ndëshkohen 5-6 pedagogë në gjithë Shqipërinë, të tjerët rezervohen që ta marrin ryshfetin.

Kushtet e studentëve në konvikte, nuk ke nevojë që të vinë të ta thonë studentët. Ti e di shumë mirë historinë e drejtoreshës së qendrës rezidenciale numër 2. Na u bë dhe një ceremoni tani me ato 18 milionë eurot e famshme, këtu janë konviktet e inxhinierisë ku është drejtoreshë kjo zonja që kërcen, Zhanina. Kërcen nga Ministria e Jashtme, tek Ministria e zyrave të Ekonomisë pastaj tek Ministria e Punëve të Brendshme me detyra të larta dhe në fund fare shkon drejtoreshë konvikti.

A ka vend në botë që një kuadër i lartë të lërë këtë karrierë dhe të shkojë si drejtoreshë e katër konvikteve? Ke përgjigje për këtë pyetje? Se kjo është si historia e De Laurit që është shteti i off-shoreve. Atë që se bën dot në Nju Jork, e bën në De Laur.

Pra, studentët të mos bëjnë gabim të takohen me kryeministrin se do përfundojë si një farsë e kohës otomane me puthje dore në fund dhe me selfie. Kryeministri mund ti zgjidhi pa këto skena neveritëse.