Gjosha: Reagimi i njerëzve është aty në shesh, jo në botën virtuale

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha në një pronocim për gazeten ”Standard” ka shprehur mbështetjen ndaj studentëve të ngritur në protestë. Ajo ka theksuar se kjo protestë është e ngjashme me atë të para 28 viteve. Ndërsa e pyetur për protestën e Astirit, Gjosha deklaroi që qeveria ka vepruar haptazi kundër tyre gjatë këtyre ditëve. Është shumë rëndësishme jo vetëm ti shpronsojë ato, por edhe ti dëmshpërblej të gjithë ata që pavarsisht që nuk kanë letra kanë paguar taksat, detyrimet ndaj shtetit, shtoi deputetja e LSI.

Studentët zhvilluan diten e gjashtë të protestës, ç’mendim keni ju për këtë kauzë?

Nuk do doja te komentoja shume proteëstën e studentëve, pasi është kauza e tyre. Ata janë në të drejtën  e tyre dhe e gjithë politika duhet ti qëndrojë larg. Është hera e dytë pas 28 vitesh që përsëritet ky dhjetori i studentëve, dhe ata duhet të ndjehen të lirë për të kërkuar të drejtat e tyre për një arsim më të mirë, ashtu siç ata i kanë renditur vetë çështjet që i kërkojnë qeverisë. Kryeministri Edi Rama duhet të kthjellohet dhe të kuptojë që reagimi i njerzve është aty në shesh ku po protestojnë dhe nuk është në botën virtual.

Si e komentoni protestën e banorëve të Astirit dhe publikim e falsefikimit të dokumentave amerikane?  

Protestën e Astirit e kam ndjekur nga afër prej shumë ditësh sot është edhe dita e 37 e kësaj protestë, çështja për të cilen ata protestuës janë ngritur, mbi të gjitha duhet të kemi parasysh se ata ngrenë zërin aty për çështjen e tyre, për punen e gjithë atyre viteve, për çatitë që kanë mbi kokë për fëmijët e tyre. Most që harrojmë që qeveria ka vepruar haptazi kundër tyre gjatë këtyre ditëve.

Është shumë rëndësishme jo vetëm ti shpronsojë ato, por edhe ti dëmshpërblej të gjithë ata që pavarsisht që nuk kanë letra kanë paguar taksat, detyrimet ndaj shtetit, dhe askush nuk i ka kërkuar llogari se ku kane ndërtuar dhe pse kanë ndërtuar në këtë vend. Ndaj edhe shteti duhet të mbajë përgjegjësinë kryesore.

Përsa i përket këtyre standardeve tashmë e dimë se çfarë ka ndodhur, është shumë e rëndësishmë që drejtësia të kryej detyren dhe të gjithë ata që duhet të shkojnë para ligjit, besoj është moment që duhet të vendosen para tij. Dhe të mendosh që hapen kompani ofshor kur familjet bërtasin për të pasur një ship, atëhërë këtu jemi para një absurditeti të madhe, ndaj nësë ata para nuk ishin për pozicion të tyre besoj që nuk do kishim protesta të tilla, dhe valë të mëdha jo vetëm në Tiranë por në gjithë shqipërinë.

Çfarë do bëj opozita konkretisht ndaj qytetarët që sot protestojnë në gjithë vendin?

Opozita është në çdo moment në mbështetje të qytetarëve, është shumë herë më mirë kur qytetarët ngrihen dhe kërkojnë të drejtat e tyre, protestojnë të lirë, pavarësisht nëse opozita ndodhet në shesh apo jo. Besoj që ky është dhe niveli i demokracisë që ne donim të arrinim, kjo është dhe kultura që opozita donte të jepte në këtë vend dhe realisht po ja arrin qëllimit.