Berisha: Përgjigje e merituar e studentëve për Kallam Dështakun!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në mbështetje të studentëve protestues, që në të shtatën ditë sot përpara Ministrisë së Arsimit presin plotësimin e kërkesave të tyre.

Pavarësisht përpjekjeve të kreut të qeverisë Edi Rama që të dialogojë me ta, studentët deri në këto momente vazhdojnë të qëndrojnë të prerë dhe të vendosur: e vetmja rrugëzgjidhje është plotësimi i kërkesave.

Ky moment i ka tërhequr vëmendjen ish-kryeministrit Berisha, që ka publikuar në rrjetet sociale këtë pankartë që e mbajnë në duart të rinjtë pikërisht në momentin kur Rama po iu drejtohet publikisht. Pankarta jep mesazhin: “Ia bëjmë me dije Edi Ramës se mes nesh dhe teje s’ka negociata. Plotëso kërkesat..