LSI,Vasili: Hajdutët e 18 milionë eurove po fshehin provat. Kujdes Arta Marku

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili deklaron se asnjë nga zytarët e përfshirë në vjedhjen e 18 milionë eurove nuk është nën hetim. Vasili shprehet se duke nisur që nga Kryeministri dhe gjithë të tjerët po fshehin provat.

Postimi i plotë në Facebook:

Hajdutet qeveritare dhe private te 18 milion eurove bredhin te lire dhe fshehin provat,prokurori po e rendon veten!!!

Afera kriminale e grabitjes nga qeveria e e 18 milion eurove vetem te nje cope rruge te Unaza e Re eshte ne syte e te gjitheve dhe provat e tmerrshme jane tashme prone e publikut.

Te gjithe personat pergjegjes jo vetem jane te lire,por levizin edhe jashte shtetit pa asnje kufizim.
Jane te lire te prishin e te fshehin prova te nje afere korrupsioni te pashembullt dhe skandaloze.
Kryeministri,ministri,
drejtori, privatet e perfshire si mbulues dhe presta nome te kesaj afere shetisin te lire.
Prokuroria qe per turpin e saj ka arrestuar e ndaluar qytetaret per banalitete si riparimin e tualetit apo murit te shtepise ben rolin e budallait,nuk ndalon asnje nga hajdutet dhe lejon me ndergjegje prishjen e provave dhe inkursionet e qeveritareve me trasta parash ne dore, qe vijne verdalle neper bote per te manipuluar provat e pakundershtueshme.

Edhe nje here kujdes prokurori po zhytesh thelle nga ku nuk do dalesh dot.