Valvede “qetëson” Interin: E respektojmë Championsin, Messi nuk e di …

Interi do të presë holandezët e PSV Eindhoven këtë të mërkurë në Ligën e Kampionëve, ku fitorja mund të mos mjaftojë për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave, nëse edhe Tottenhami ia del të triumfojë në transfertën ndaj Barcelonës. Gjithsesi për të qetësuar zikaltrit, ka menduar trajneri i katalanëve Ernesto Valverde, i cili ka deklaruar se Barcelona është nëj skuadër që e respektin maksimalisht Ligën e Kampionmëve dhe luan çdo takim për ta fituar.

“Ne jemi një skuadër që e respektojmë shumë Championsin dhe luajmë çdo takim për ta fituar, ndaj Interi duhet të jetë i qetë sepse nuk do të hyjmë në fushë të dorëzuar.

.Nuk e di a do të luajë Messi, por duhet të dini se unë jam trajner i Barcelonës dhe nuk i bëj llogaritë në bazë të interesit të Interit, por të klubit tim”, theksoi trajneri i Barçës.