Studentët nuk dorëzohen. Nesër sërish protestë në orën 10:00

Studentët nuk dorëzohen. Nesër sërish protestë në orën 10:00

Drejtuesit e protestës së studentëve kanë njoftuar sot në mbrëmje se protesta do të vijojë nesër në të njëjtën orë, si çdo ditë dhe në të njëjtin vend, para Ministrisë së Arsimit.

Studentët bëjnë të ditur se nisja do të bëhet nga godinat e universiteteve në orën 10:00. Studentët kanë dorëzuar një listë më kërkesa për ministrinë e Arsimit ku kërkojnë plotësimin e tyre deri ditën e martë. Më pas nesër qeveria nuk reflekton studentët kanë njoftuar zhvillimin e një greve urie.

Sot u zhvillua dita e pestë e protestës ku nuk munguan dhe incidentet. Protesta nuk ka një organizues, por drejtohet nga disa organizata, si Këshillat Studentorë etj. Nisur nga kjo paqartësi kanë përfituar dhe disa shoqata që kanë axhendë tjetër nga ajo e studentëve.

Lexoni çfarë ndodhi sot në protestën e studentëve