Studentët ngrenë traun

Nga Ylli Dylgjeri –

Sapo njoftohemi në media se studentet e mbledhur në demostraten pranë Ministrise së Arsimit më në fund e ngriten traun për të hyre në territorin e tyre…
Thirrja publike është:Ju duam të gjithëve!
Hyrja tani eshte free. Pranohet çdo lloj “marke” veç Qorrave ose të paktet atyre që s’duan të shohin. Pranohet edhe pedagogu me mbiemrin Marka!
Sot u zgjidh. S’ka më çensure. Ska vetem emra drejtuesish. Sekret! Top Sekret. Nxitojne te theksojne se jemi te gjithe drejtues. Dmth nuk shitemi, nuk blihemi, nuk jepemi me PPP.
Nga ky çast duket se në demostratë po starton politika nën okelon: Proletar të të gjitha vendeve bashkohuni! Pra studentët po zbatojne thënien e Maratit se “proletaret nuk kane atdhe”. Në Astir apo në Shkoze, në Tiranë, Elbasan, Shkoder, Korçe e kudo ku ka kërcitur demonstrimi studentor per nje shprese të madhe. Me studentet u deklarua edhe Zonja Nikolla. Po Ne me ke jemi?
Ne te gjithe jemi studente dhe me studentet.