Spektakël që të bën me “zemër”, River Plate fiton Kupa Libertadores (VIDEO)

River Plate është fitues i Kupës së Libertadores për vitin 2019, në edicionin e 59-të. Finalja e kthimit e luajtur në “Santiago Bernabeo” ka përfunduar në fitoren e tyre 3-1 në kohën shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Goli i avantazhit erdhi pak para fundit të pjesës së parë. Verdheblutë kanë gjetur rrjetën me djaloshin e tatuazheve, Benedetto. Një aksion i bukur dhe një pasim filtrues që ka gjetur sulmuesin e Xeneixes, i cili nuk ka falur përballë portierit Armani.

Goli i barazimit për River Plate erdhi nga Prato në minutën e 68-të, duke dërguar ndeshjen në shtesë. Dy minuta nga fillimi i shtesës së parë Barros la Boca-n me një lojtar më pak në fushën e lojës. Një avantazh që u shfrytëzuar më së miri nga River Plate, që kaloi në avantazh me Quinteron në minutën e 109-të me një super gol.

Boca ju afrua barazimit në shtesë edhe pse luajti në fund me 9 lojtarë pas një dëmtimi, por fati nuk ishte me ta, pasi River shënoi edhe golin e tretë në aksionin fundit. Martinez shfrytëzoi më së miri hapësirat e shumta që mbetën pas. /Koha Jone/