Si mund te flas një Kryeministër me këtë gjuhë ndaj studentëve

Nga Pëllumb Pipero- Kam ndjekur e po ndjek protesten e studenteve, si gjithmone te drejte dhe vetem te drejte e legjitime. Kam dashur te jem mes tyre dhe ndjehem mes tyre si cdo pedagog tjeter i Universiteteve Publike. Kam bere edhe ndonje koment qe nuk mjafton. Por duke pare reagimin e KM sot nuk mund te rri pa ri thene se politika shqiptare ne keto 28 vjet jo vetem qe nuk e beri Shqiperine si Europa por cdo dite po ju tregon studenteve dhe te rinjve shqiptare rruget e Europes dhe te botes. Ne keto 28 vjet politika shqiptare nuk ju dha te rinjve tane me shume mundesi per arsimim, perkundrazi ne vend te fuqizimit te arsimimit publik hapi dhjetra Universitete Private per ti xhvatur shqiptaret dhe paisur femijet e tyre me diploma pa asnje vlere. Ne keto 28 vjet politika shqiptare nuk mendoi qofte edhe 28 minuta per kerkim shkencor ne universitete, per libra dhe bibloteka, internet te aksesueshem, revista shkencore, konvikte e kampuse universitare, por perkundrazi cdo dite rriti barren e arsimimit te femijeve shqiptare mbi xhepat e qytetareve duke shtuar taksa, taksa per qytetaret, taksa per studentet packa se ata vuajne per cdo qindarke, nuk kane konvikt, edhe nese kane nuk kane asnje kusht, marin shtepi me qera ne periferi dhe nuk kane para per transport, nuk kane karte studenti, nuk kane libra dhe ne ju referojme google ose libra te pa miratuar nga organet drejtuese universitare, nuk jane pjese e vendimmarrjes edhe kur vendoset per ata, pedagoget edhe me pak, poltika ka politizuar cdo qelize te universiteteve publike dhe spitaleve universitare. Dhe KM thote sot se studentet dhe nje pjese e akademikeve nuk jane pa mekate. O zot, po c’te themi per nje vend ku politika mekatin apo krimin e ka kthyer ne virtyt, ku parlamenti eshte mbushur me te inkriminuar dhe te pa shkolluar, cte themi per pedagogun, qe nuk ka mekate, natyrisht qe edhe ka e mund te kete, PO PSE VALLE DUHET TE THEMI PER STUDENTIN QE KA MEKATE, cfar mekati ka studenti tek ne, asnje, asnje mekat. Ah po, mekati i vetem i tij eshte se nuk flet, nuk bertet, nuk ngrihet. Ky po. KM ju thote studenteve “o bashke sot, o neser te ndare” Po si mund te ndahemi ne dhe qeveria jone nga e ardhmja e vendit, nga studentet dhe universitetet qe jane themeli i nje shteti. KM thote se sot na duhet nje levizje e forte dhe e bashkuar, une po ju them te dashur studente SE SOT JU JENI ME TE BASHKUAR DHE ME TE FORTE SE KURRE! Ne jemi me ju edhe pse nuk kemi kurajon dhe forcen te jemi aty!