Sa njerëz përdorin internet?

3.9 miliard njerëz përdorin internetin, pra pak më shumë se gjysma e popullsisë globale. Sipas të dhënave zyrtare të OKB, rezulton se kjo është hera e parë që arrijmë në këtë rezultat dhe konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt një shoqërie botërore më të përfshirë në informacion.

Sipas Agjencisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kombeve të Bashkuara, vendet e pasura kanë një rritje konstante dhe të ngadaltë në përdorimin e internetit, duke kaluar nga 51.3% përdorues në vitin 2005 në 80.9% në 2018.

Ndërsa vendet në zhvillim kanë treguar një rritje më domethënëse të numrit të përdoruesve, duke kaluar nga 7.7% në vitin 2005 në 45.3% sot.

Sipas raportit gjithashtu rezulton se në nivel global numri i abonentëve të telefonisë fikse janë ulur në mënyrë drastike duke arritur në vetëm 12.4%, ndërsa numri i abonimeve për celular sot ka tejkaluar edhe numrin e popullsisë botërore.