Reali fitore me fat ndaj vendit të fundit në La Liga, Bale vendos sfidën (VIDEO)

Real Madrid merr një fitore me shumë vuajtje ndaj Huesës që mban vendin e fundit në tabelën e renditjes.  Madrilenët e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 8-të me Garth Bale. Sulmuesi uellsian shënoi një gol spektakolar fluturimthi pas një krosimi të Oriozilës nga krahu i djathtë. Ky ishte goli i tretë për bale gjatë këtij sezoni.

Reagimi i Huescës ishte mjaft i mirë në pjesën e dytë duke vendosur shumë në vështirësi madrilenët. Gonzalo Melero ishte shumë pranë golit, por goditja e tij me kokë përfundoi ngjitur me shtyllën e portierit Courtois. Në minutat shtesë portieri belg shpëtoi në dy raste portën, teksa vendasit ishin pa fat. /Koha Jone/