Rama reagon për studentët: Kush foli për negociata?

Pas refuzimit që studentët i bënë kryeministrit Edi Ram për të zhvilluar negociata , kreu i qeverisë ka reaguar sërish. Në një postim në Twitter, Kryeministri thotë se ai nuk ka folur dhe as ka kërkuar negociata. Kryeministri tha se ka kërkuar dialog për të zgjidhur situatën.

Ndërkohë në reagimin e Ramës ka dhe një diversion për studentët që protestojnë duke aluduar për partitë opozitare, që sipas tij janë në protestën e studentëve.