Rama, ironi dhe tallje me studentët: Nuk i besoj përrallat me Dhjetor

Teksa protesta e studentëve vijon prej orës 10 para Ministrisë së Arsimit, kryeministri Edi Rama i ka ftuar në dialog këta të fundit. Në një postim në fb, Rama shkruan: Dialog për Universitetin Facebook LIVE, e hënë 10 dhjetor ora 11:00.

Më pas me një video deklaratë, kryeministri sulmoi protestuesit dhe deklaroi se “nuk i besonte përrallat me Dhjetor”, duke nënkptuar se protestat e studentëve s’kanë lidhje me dhjetorin e viti 1990.

Kryeministri Rama tha se qeveria dhe studentët mund të ponojnë bashkë për të shmangur korrusionin në arsim dhe për të zgjidhur problemet e tyre. “Nuk dua që këta të shpërndahen duke marrë një fitore momentale. Ashtu si nuk dua të rrinë të mbledhur derisa të bien në kurthin e kazanit politik e mediatik. Duhet tentuar një strategji e përbashkët student-qeveri. Duhet një bashkim i domosdoshëm mes nesh i qeverisë studentëve dhe pedagogëve.

https://web.facebook.com/edirama.al/videos/359215758190328/

Të bashkohemi kundër sistemit të korrupsionit, kulturës së falsifikimit dhe keqadministrimit terësor të universitetit. Studentët nuk e bëjnë dot pa qeverinë dhe qeveria nuk e bën dot pa ata. Për mua është gjëja më e lëhtë të bëj një manovër politike për të shuar protestën”,- tha Edi Rama.