Prindër të studentëve protestues! Shkoni te bijtë tuaj në protestë, mos i lini vetëm që t’i përçajnë!

Prindër të nderuar!

Rinia më e bukur dhe më fisnike në Shqipëri, studentët, janë prej ditësh në protestë për të të drejtat e tyre. Ata nuk duan politikë në protestë, nuk duan përçarje, nuk duan të përdoren nga askush; ata thjesht kanë shpirtin dhe energjinë për një jetë më të mirë, për kushte me njerëzore për t’u bërë të ditur.

Këta studentë do jenë nesër ata që do marrin fatin e Shqipërisë në dorë, ndaj mos i përçani! Në këtë rast mbetet qeveria, e cila synon e po punon t’i përçajë në mënyrë që të mos jenë forcë e bashkuar për ditën e martë, ku parashikohet të jetë protesta më e madhe në historinë e Shqipërisë.

Të martën para kryeministrisë, në mënyrë paqësore, ata do të protestojnë afro 100 mijë studentë e ku do të bashkohen edhe gjimnazistët e Tiranës, të cilët janë me mish e shpirt pro studentëve, sepse nesër do jenë edhe ata studentë.

Ndaj, prindër të studentëve në protestë shkoni krah fëmijëve tuaj dhe mos i lini të përçahen, pavarësisht bindjeve politike që mund të keni.

Ata kanë të drejtë dhe me forcën e së drejtës së tyre, duhen përkrahur derisa të fitojnë.

Mos i përçani studentët Qeveri!

Mos i lini vetëm prindër!