Milani “djeg” shansin për t’iu afruar Interit, barazon ndaj Torinos (VIDEO)

Milani nuk përfiton nga humbja e Interit ndaj Juventusit. Kuqezinjtë kanë humbur mundësinë e artë për të shkuar një pika larg zikaltëve, teksa nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në “San Siro” ndaj Torinos.

Skuadra e Gattusos ishte më dominuese në fushën e lojës duke krijuar edhe më shumë mundësi shënimi, por fati ishte me torinezët. Edhe skuadra “granata” provoi të ishte e rrezikshme, por Donnarumma ishte në një mbrëmje fantastike.

Në fundin e ndeshjes Cutrone humbi një shans të artë përballë Sirigu, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Milani mban vendin e katërt me 26 pikë, ndërkohë që Torino mbetet në të 6-in me 22 pikë. /Koha Jone/