“Lukaku luan si një mace shtëpi, duhet të nxjerrë luanin”

Romelu Lukaku është rikthyer te goli teksa Manchester United mposhti Fulham. Ish-futbollisti Martin Keoën, tashmë në rolin e një specialisti mendon se lojtari duhet të tregohet më i guximshëm.

Lukaku shënoi golin e tretë të United pas më tepër se 900 minutave pa shënuar në Old Trafford. Duke analizuar ndeshjen në BBC, Keoën insiston se Jose Mourinho duhet të punojë me vetëbesimin e sulmuesit.

“Nëse e motivon, nëse mund t’i nxjerrësh tigrin që ka përbrenda, me siguri që nuk do të luaja kundër tij. Por për momentin po luan si një mace shtëpie. Kjo është detyra e Mourinho-s, Lukaku duhet të luajë kështu çdo javë”, deklaroi ai.

Mourinho tregoi besim te Lukaku këtë fundjavë duke e rikthyer në formacion, pasi belgu është lënë në stol kohët e fundit.