Kryeministri francez bën thirrje për unitet pas trazirave

Kryeministri i Francës Edouard Philippe ka bërë thirrje për unitet kombëtar dhe është zotuar për ta rivendosur atë, pas trazirave të dhunshme që shpëthyen fundjavën e katërt radhazi.

Policia përdori gaz lotësjellës dhe qëlloi me plumba gome protestuesit për t’i sprapsur. “Jelekverdhët” protestojnë për uljen e taksës së karburantit, ndërsa qeveria u tërhoq nga ky vendim. Tani ata kërkojnë edhe uljen e çmimit që është rritur gjatë këtij viti, duke thënë se politikat e Presidentit Macron ja u kanë bërë jetesën më të vështirë. Më shumë se 1700 persona u shoqëruan nga policia franceze gjatë protestave të dhunshme të së shtunës.

“Diskutimet me protestuesit paqësorë duhet të vazhdojnë”, tha Kryeministri i Francës. “Tani duhet të rindërtojnë unitetin kombëtar nëpërmjet dialogut, punës dhe bashkimit”, shtoi kryeministri, duke thënë se Presidenti Macron së shpejti do të paraqesë disa masa të reja për këtë të nxitur dialogun. Ndërsa ministri i Brendshëm përgëzoi policinë për punën e bërë duke përballuar protestat masive të “jelekëverdhëve”.