Ish-agjenti i CIA-s: Publikimi i “sekreteve” të SHISH-it një çmenduri!

Publikimi i të dhënave sekrete të SHISH ka bërë që qeveria shqiptare të përfshihet në një skandal të madh ndërkombëtar, pasi praktika të tilla janë të paimagjinueshme për vendet e tjera anëtare të NATO-s.

Një ish-agjenti i CIA-s shprehet për “The Independent” se kjo është një katastrofë burokratike që mund të rrezikojë jetën e agjentëve. “Administratori i faqes zyrtare të ministrisë mund t’i vërë agjentët në rrezik nëse nuk i kushton vëmendje të dhënave”, tha ai për gazetën britanike në kushtet e anonimitetit, sepse vazhdon të punojë në çështjet e ndjeshme të sigurisë. “Mund të vendosni buxhetin në internet, por vendosja e emrave dhe detajeve të tjera të agjentëve është çmenduri

Profesionistët e sigurisë thanë se u habiten nga publikimin e këtyre të dhënave sensitive, të cilat mund të lënë agjentët në pozita të ndjeshme të cenueshme ndaj kundër-zbulimit apo shantazhit nga organizatat armiqësore të zbulimit ose kriminelët që kërkojnë të depërtojnë në aleancën perëndimore.

Parimi është se çdo gjë në lidhje me agjencinë tonë duhet të jetë e fshehur, por duhet të ndjekim të gjitha këto rregulla dhe rregullore”, thotë për “Independent” një zyrtar i SHISH. “Rregullat dhe rregulloret nuk na lejojnë të shpenzojmë paratë pa e raportuar”.

“Duke hyrë në sistemin e Shqipërisë ata mund të futen në sistemin e NATO-s”, – thotë për gazetën Xhemal Gjunkshi, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe ishte një ish-gjeneral.

Një ish zyrtar i shërbimit të inteligjencës ka thënë për “The Independent” se faji për nxjerrjen e informacionit të ndjeshëm nuk është i SHISH, por i ministrisë, zyrtarët e të cilës nuk kanë leje sigurie. “Është paaftësi”, tha ish-zyrtari, i cili foli me kusht që të mos i publikohej emri. “Ndonjëherë njerëzit nuk punësohen për shkak të performancës së mirë apo kualifikimeve, por për shkak të ndikimit të politikanëve. Ndonjëherë njerëzit që vijnë në institucionet e sigurisë nuk janë të mirë-kontrolluar. Problemi fillon që lart”.

Në një përpjekje për të qenë transparente, Shqipëria dërgon transaksione të përditshme financiare nga qeveria në faqen e saj të internetit (Ministria e Financave e Shqipërisë)

Të dhënat e publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Financave të Shqipërisë japin detaje rreth identitetit të agjentëve, automjeteve, roleve operacionale, lëvizjeve të udhëtimit dhe zakoneve të përditshme. Sipas zyrtarëve të intervistuar nga gazeta britanike , kjo shkelje e qeverisë shqiptare mund të ketë pasoja ndërkombëtare”.

Detajet përfshijnë numrat e targave të makinës dhe ndonjëherë dhe detajet e modelit të automjeteve të përdorura nga spiunët, dhe madje edhe kur makinat merren për riparime, si dhe të dhënat e qëndrimeve të kushtueshme të hoteleve dhe faturat e restoranteve që “spiunët” shqiptar përdoren.

Ligjet shqiptare ndalojnë rrjedhjen e informacionit sekret të shtetit, me gjoba deri në 10 vjet burg për zyrtarët që zbulojnë sekrete te shtetit dhe pesë vjet për qytetarët e zakonshëm.

burimi: gazetasi.al