Frikë apo tallje? Rama fton studentët për bashkëbisedim në Facebook?

Edi Rama ka vendosur të ftojë studentët në bashëbisedim. Ai ka postuar në faqen e tij në Facebook një ftesë ku thotë se u bën ftesë studentëve për të biseduar të hënë në orën 11:00 live në Facebook.

Kjo është tentativa e radhës nga Edi Rama pas video lajmit ku ai thoshte se do të donte të ishte studentët edhe vetë.

Ftesa e kryeministrit Edi Rama ka vetëm një mesazh pozitiv. Të paktën, formalisht po kërkon që të vendosë dialogun me studentët dhe të mos e injorojë protestën.

Ndërkohë taktikisht duket se kreu i qeverisë nuk i ka ndjekur kërkesat e studentëve. Studentët thonë se nuk pranojnë asnjë negociatë, por realizimin e kërkesave. Në fakt, ftesa për dialog është në vetvete negociatë dhe nuk dihet se si do ta presin studentët.

Edhe vet ftesa për të komunikuar në Facebook është paksa jo serioze dhe tregon se kreu i qeverisë ka frikë të përballet direkt me protestuesit, ose thjesht tallet me videot në Facebook.

Më poshtë ftesën e Edi Ramës: