Flamurtari fiton ndaj Laçit, vendos një “perlë” e Danilo Alves (VIDEO)

Flamurtari është rikthyer në rrugën e fitoreve në kampionat. Skuadra vlonjate ka mundur minimalisht 1-0 Lacin në sfidën e luajtur në Vlorë. Ndeshja u vendos nga një super gol i Danilo Alves dy minuta nga fundi i pjesës së parë.

Sulmuesi i vlonjateve lëshoi një goditje të fortë nga distanca, e cila u ndal në rrjetën e portierit Selmani, i cili nuk mundi që të evitonte golin. Kurbinasit kërkuan me ngulm golin e barazimit në pjesën e dytë, por skuadra e Ilir Dajës ruajti avantazhin.

Flamurtari me këtë fitore mbetet në vendin e 6-të me 25 pikë, vetëm një më pak se skuadra kurbinase. /Koha Jone/