Fitorja e vuajtur ndaj vendit të fundit, ja si justifikohet trajneri i Realit

SOLARI

Reali i Madridit mori një fitore minimale ndaj Huesca-s, teksa ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga Bale. Vendasit ndërkohë luajtën shumë mirë, duke humbur disa mundësi të arta shënimi, të cilat u evituan edhe nga aftësitë e shkëlqyera të portierit Courtois.

“Kushtet natyrore… era i ka hequr bukurinë ndeshjes, ishte shumë e vështirë të kontrolloje pasimet. Nëse pyet lojtarët, ata humbën precizonin për shkak të erës.”

Ka ndeshje që zhvillohen në këto kushte dhe t’i kapërcesh këto pengesa është një test i karakterit.

Një ndeshje me këtë erë nuk është e bukur për t’u parë dhe është e vështirë pasi kjo situatë favorizon vendasit”, deklaroi Solari pas ndeshjes.