ERTV: Rama viziton familjen e varfër, premtimi që i jep nënës me 3 vajza

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama dje në mbrëmje u raportua se ndodhej në Turqi, sot televizioni i tij on-line, ERTV transmeton një kronikë që e paraqet kreun e qeverisë në Lezhëe.

Rama thotë se ka vizituar familjen e Age Palit,e cila jeton vetëm me tre vajzat e saj në kushte të jo të mira dhe në gjende të vështirë ekonomike.

Rama thotë se tre vajzat shkëlqejnë në shkollë pavarësisht se sipas tij mund të gjenin 1000 justifikime për të lënë shkollën pasdore.

Ai ka shpërndarë libra për tre vajzat dhe u ka premtuar se do ndërtojë një shtëpi të re për ta.

Statusi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES 😃

dhe me tre vajzat e Ages, të cilat si thuajse të gjithë fëmijët që kam takuar, në rrugëtimin e shtëpive më të varfra, shkëlqejnë në shkollë pavarësisht se mund të gjenin 1000 justifikime më shumë se të tjerët për ta lënë shkollën pasdore, ju uroj një të dielë të qetë.