E hënë, datë 10 dhjetor, gjimnazet e Tiranës do të solidarizohen me studentët

Studentët e mbyllën dhe këtë të dielë protestën, duke qenë shumë të vendosur në kërkesat e tyre jetike të cilat janë të shkruara dhe depozituara në ministrinë e arsimit. Edhe ndonjë orvajtje për t’i përçarë nga qeveris, studentët rezistuan dhe treguan solidaritetin mes tyre. Edhe kërkesës së kryeministrit Rama nga facebook-u për dialog online në facebook ditën e hënë, e refuzuan.

Studentët nuk pranojnë kompromis mëshire, por duan në mënyrë stoike që kryeministri t’ju realizojë kërkesat e shkruara dhe të bëra publike.

Nga një sondazh bërë nga portali www.folshqip.al rezulton se studentët që janë universitetet publike mbi 90 % e tyre janë të varfër ose shumë të varfër, pasi fëmijët e biznesmenëve, politikanëve, drejtuesve të insitucionëve shtetore apo zyrtarë të lartë fëmijët i kanë në studime jashtë shtetit ose në universitete private. Ndaj kryeministri duhet ta mendojë mirë se janë studentë hallexhinjë dhe të vendosur. Me këta nuk bëhet lojë apo pazar; ata duan të drejtat e tyre.

Një informacion i fundit vjen nga shkollat e mesme të Tiranës, të cilët pas një viti e më pas do jenë vetë studentë, se do të dalin në përkrahje të studentëve.