Denoncoi të riun si të “infiltruarin” e FRESSH në protestën e studentëve, kërcënohet gazetari

Gazetari i emisionit ‘Opinion’ në tv Klan, Dritan Laçi është kërcënuar me mesazhe në rrjetet sociale, një ditë pasi denoncoi të riun e FRESSH Luis Kasneci, si personin që pengoi banorët e Astirit që të mos bashkoheshin me studentët.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari shkruan se pak pasi ka bërë denoncimin me foto dhe duke nxjerrë në pah lidhjet e të riut në FRESSH, ka marrë mesazhe kërcënues në inboks.

Kujtojmë se Luis Kasneci është i riu, i cili ditën e djeshme nuk pranoi banorët e Unazës së Re që t’i bashkoheshin protestës së studentëve.

Sipas tij, protesta do konsiderohej politike dhe nuk duhet që banorët të bashkohen me kauzën e studentëve, ndonëse ata shprehën se do merrnin pjesë si qytetarë e prindër.