Dembele sërish në telashe te Barça, ja bëma e fundit e francezit

Osmane Demeble ka probleme të tjera serioze te Barcelona, pasi ditën e sotme është paraqitur në stërvitje me dy orë vonesë. Lajmi është dhënë nga Mundo Deportivo dhe media të tjera pranë klubit katalanas.

Një muaj më parë ai ka humbur seancës stërvitore dhe klubi duhet ta kontaktonte për të parë se çfarë kishte ndodhur me të. Dembele pretendoi se kishte dhimbje barku.

Kjo detyroi Valverde-n ta linte jashtë skuadrës për disa ndeshje. Edhe lojtarët e tjerë në dhomën e zhveshjes kanë vënë në dyshim sjelljen e tij dhe dukej sikur ai kishte mësuar nga ai gabim, por mesa duket ai do të ketë probleme të tjera në prag të ndeshjes me Tottenham.