Basha: Edi Rama po vjedh 40 mln euro, Arta Marku hesht

Kreu i PD-së i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së re, ka akuzuar Edi Ramën si hajduti i 40 milionë eurove, ndërsa është shprehur se kryeprokurorja hesht përpara këtij skandali.

Basha u shpreh se media zbuloi se si me dokumente të falsifikuara Edi Rama me shokë kërkon të vjedhje paratë e shqiptarëve, po Arta Marku hesht.

‘Investigimi i medias dhe autoritete amerikane provuan falsifikimin e dokumenteve për projektin 40 milionësh. Arta Marku mbron këtë aferë korruptive.

Edi Rama është ulur këmbëkryq me Salillarin, Viktoria Invest dhe Biba X për të ndarë miliona euro.

Por prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të marrë në pyetjet pronarët e kompanive.

Kush e ka fuqinë politike në vend, që një aferë korruptive ku përfshihet ARRSh më të besuarin e Ramës, Afrim Qendro, APP, policia, policia bashkiake, ministrinë e Infrastrukturës, të Financave, Bashkinë e Tiranës?

Të gjithë e dinë se përgjigja është se mbrapa këtij projekti korruptiv 40 milionë eurosh është Edi Rama’, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë deklaratës së tij me banorët e Unazës së re.

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË PROTESTËN TEK UNAZA E RE

 U bënë 3 ditë që kur media ka denoncuar aferën korruptive të vjedhjes dhe pastrimit të parave të pista të korrupsionit,  me të cilën Edi Rama planifikonte të transferonte miliona euro në konto bankare sekrete dhe parajsa fiskale në shtetin e Delaware.

Hetimet e medias dhe autoritetet amerikane kanë konfirmuar se është falsifikuar edhe firma e Sekretarit të Shtetit të Delaware. Ndërkohë nuk ka asnjë prononcim nga autoritetet shqiptare të drejtësisë.

Arta Marku, e emëruar nga Edi Rama në mënyrë antikushtetetuese në krye të Prokurorisë të Përgjithshme po e bën më së miri rolin e saj duke mbrojtur ideatorin dhe planifikuesin dhe përfituesin kryesor të kësaj afere.

Gishtin e drejtoj drejpërsëdrejti tek Edi Rama si njeriu që është ulur kokë më kokë me Salillarin, me Viktoria Invest, DH dhe me Biba për të ndërtuar së bashku skemën e vjedhjes së miliona eurove tek Unaza. Burime të besueshme flasin për miliona euro kapar të përfituara drejpërdrejtë përmes Afrim Qendros nga Edi Rama.

Kanë kaluar 36 ditë që kur afera korruptive është denoncuar nga opozita, nga PD dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë për të marrë në pyetje përgjegjësit dhe pronarët e 3 kompanive si dhe të kompanisë së katërt fantazëm e cila është futur vetëm për të krijuar idenë e një gare false.

Edhe një herë sot dua të shtroj pyetjen para shqiptarëve.

Kush e ka fuqinë politike në këtë vend që një aferë kaq ashiqare korruptive ku përfshihet Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve apo siç njihet Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH-ja, në krye të së cilës qendron njeru më i besuar i Edi Ramës në 20 vite, Afrim Qendro; në të cilën përfshiten Agjensia e Prokurimit Publik; në të cilën pastaj implikohet Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit, QKB-ja; në të cilën përdoren për të ushtruar dhunë ndaj qytetarëve Policia e Shtetit dhe më pas edhe Policia Bashkiake; në të cilën më pas përdoret edhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit; në të cilin përdoren Policia Ndërtimore e Bashkisë së Tiranës dhe pastaj i mbyllet goja prokurorisë.

Kush është personi që ka fuqinë politike të vërë në lëvizje gjithë këto institucione, Minsitrinë e Financave, Ministrinë Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ministrinë e Brendshme, Bashkinë e Tiranës?

A ka shqiptar që nuk e kupton që pas kësaj vjedhje qendron Edi Rama?! A ka arsye tjetër pse nuk po vepron drejtësia?!

Kemi të bëjmë me një projekt të pastër vjedhjeje, siç janë edhe projektet e tjera. Çdo projekt i ARRSH është një projekt vjedhjeje dhe jo projekt zhvillimi.

Ne e kemi thënë prej fillimit.

Këtu nuk ka projekt zhvillimi, pork a projekt vjedhjeje.

Sot dua t’ju deklaroj me përgjegjësi të plotë se vjedhja këtu është planifikuar të bëhet me dy etapa. Vjedhja e parave të shqiptarëve ku është përfshirë edhe skema e pastrimit të parave në Amerikë dhe vjedhja përmes ndërtimit të pallateve shumëkatëshe nga përfaqësues të krimit të organizuar shqiptar, të njohur për lidhjet e tyre me kupolën rilindase, të cilët, mbi tokat e mara me dhunë këtyre mijëra banorëve, planifikojnë të ndërtojnë me ndihmën e Erion Veliajt dhe Edi Ramës pallate shumëkatëshe, nga ku planifikojnë të nxjerrin dhjetëra miliona euro.

 

Kjo është radiografia e vjedhjes tek Unaza e Re, por po kështu shërben si provë për skemën e vjedhjes që Rama po e përdor kudo, tek Teatri Kombëtar, ku nuk ka projekt për teatrin por ka projekt për 7 kulla. Është për shkak të atyre 7 kullave dhe 200 milionë eurove që Edi Rama do të përfitojë, ndaj dhe duan të prishin Teatrin Kombëtar.

Sot Shqipëria është në këmbë.

naza është në këmbë dhe e ka sprapsur duke triumfuar mbi mashtrimin, dhunën dhe propagandën qeveritare dhe duke treguar para çdo shqiptari fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, një hajdut, një grabitës, që shkel Kushtetutë dhe ligj, shemb shtëpitë e shqiptarëve, vë në rrezik familjet dhe fëmijët e tyre për të vjedhur dhe grabitur.

Është e njëjta skemë e Teatrit Kombëtar, ku dua të përshëndes edhe njëherë nga zemra ata që mediat e kapura dhe ekranet e blera i kanë harruar: artistët shqiptarë dhe qytetarët shqiptarë që protestojnë tash 20 muaj duke braktisur familjet e tyre për të mbrojtur një pronë të përbashkët dhe një shenjë të kulturës dhe trashëgimisë tonë siç është Teatri Kombëtar.

Dua të pershëndes banorët e Shkozës, banorët e Bulevardit të Ri, banorët e Jimares dhe anembanë Shqipërisë dhe t’i inkurajoj të qendrojnë. Dua t’i them çdo shqiptari të çohet, të mos qëndrojë i heshtur, të mos ketë frikë, t’i bashkohet protestave të bashkëqytetarëve të tyre që mbrojnë Kushtetutën dhe ligjin. Sot mbrojnë shtëpitë e tyre, por po mbrojnë kështu edhe shtëpitë tuaja, sepse kjo e keqe mund të vijë nesër në shtëpitë tuaja.

Dua të pershëndes edhe një herë nga zemra studentët, të cilët me qëndresën e tyre nuk janë ngritur vetëm per çështje tarifash, por janë ngritur për një sistem të kalbur arsimor, të kalbur me rrënjë, të korruptuar deri në palcë dhe po kështu, një skemë vjedhjeje.

Qeveria Rama është një qeveri e vjedhjes dhe abuzimit. Shpenzimet shkojnë për godinën e Ministrisë së Lindita Nikollës dhe për godinën e Kryeministrisë. Në 5 vite qeverisje, Edi Rama ka harxhuar më shumë para për godinën e tij dhe të Ministrisë së Arsimit sesa ç’ka harxhuar për sistemin shkollor, përfshirë atë parashkollor dhe për Universitetet. Luks për vete, mjerim për arsimin. Shqipëria ka tarifat më të larta të arsimit të lartë në Europë dhe cilësinë më të dobët. Edi Rama i vjedh taksat e shqiptarëve, i përdor për shpenzime luksi dhe, pastaj, u kerkon shpenzime të tjera me tarifa të larta, që, po kështu, shkojnë për luks qeveritar.

Ndaj mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim protestën e studentëve. Qendrimi i PD është i qartë: Ne jemi kundër ligjit për Arsimin e Lartë dhe do ta anullojmë këtë logj menjëherë sapo të na besohet qeverisja e vendit me votë. Buxheti i Arsimit të Lartë duhet të rritet dhe ne jemi për rritjen e këtij buxheti.

Paratë duhet të shkojnë jo vetëm për uljen e tarifave, por për të investuar në cilësinë e mësimdhënies dhe në infrastrukturën arsimore, e cila është katandisur në ditën e saj më te zezë.

Për këto arsye jemi dhe do të jemi në mbështetje të protestës së studentëve, në mbështetje të protestës së qytetarëve, kudo ku ata ngrihen. Shqipëria nuk mund ta mbajë më këtë gjendje. Shqipëria nuk mund të vazhdojë më keshtu. Dhe çdo hap intij shkon ndesh me interesat e qytetarëve, jetën, lirinë, pronën e tyre për një qellim: për të mbushur xhepat e tij dhe një grushti njerëzish me të cilët sundon Shqipërinë. Kjo duhet të marrë fund!

Në mbështetje të qytetarëve të Unazës, në mbështetje të studentëve, në mbështetje të çdo qytetari që ngrihet kundër padrejtësisë. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë t’i japë fund padrejtësië.

Ne e kemi treguar qartë alternativën tonë.nNuk ka pse Shqipëria të ketë naftën më të shtrenjtë në Europë.

 

Ndaj në planin tonë politik dhe ekonomik hapi i parë do të jetë heqja e taksës “Rama” duke reduktuar menjëherë me 300 lekë për litër çmimin e naftës dhe benzinës në vend.

 

Paratë që mblidhen nga taksat e shqiptarëve duhet të shkojnë për për shqiptarët.

 

Në vend që të shkojnë në Delaëare apo në konto të tjera bankare të qeveritarëve, në vend që të shpenzohen për godinat dhe luksin qeveritar, duhet të shpenzohen konvikte më të mira, për auditore më të mira, për cilësi më të mirë mësimdhënie.

Këto janë qëllimet për të cilat janë ngritur studentët, këto janë qëllimet për të cilat janë ngritur qytetarët. Jemi dhe do të vazhdojmë të jemi në mbështetje të tyre. edi Rama është provuar në sytë e gjithë shqiptarëve si armik i interesit publik, armik i interesave të tyre dhe çdo hap i tij shkon ndesh me interesat me qytetarëve.