Avdyli i emocionuar: Shokët më surprizuan me dedikimin për vëllanë

Kamza fitoi minimalisht 1-0 ndaj Luftëtarit, teksa ndeshja u vulos nga një gol i Fukuit. Sulmuesi japonez ja dedikoi golin vëllait të portierit, Avdyli, i cili zbuloi këtë detaj pas ndeshjes.

“Në tre ndeshjet e fundit jemi më komplet si ekip dhe po vazhdojmë ato rezultatet që na munguan më parë.

Kujt ja dedikon fitoren? Jam pak i emocionuar, shokët më surprizuan, fitoren ja dedikoj vëllait që ka ndërruar jetë. Shpresoj të vazhdojmë me këtë rezultat.

Kë shihni për luftën për mbijetesë? Mendoj që kjo katërshja e fundit që jemi tani do të luftojë deri në fund. E shikoj një përparësi te Tirana që ka një ekip më cilësor. Por në ndeshjet e tjera vlejnë më shumë se 3 pikë. Shpresojmë të vazhdojmë me këto rezultatet.

Ekipi jonë gjatë gjithë fazës së parë dhe pjesës së parë të javës së dytë ka luajtur ndeshje të mira si brenda edhe jashtë fushe. Mendoj se duhet të marrim rezultatet dhe kemi hequr dorë nga loja e bukur, pasi në fund të fundit janë rezultatet ato që vlejnë”, deklaroi Avdyli.