Atalanta e Berishës gjunjëzon Udinesen, Zapata shënon tripletë (VIDEO)

Atalanta ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-3 në transfertën ndaj Udinese-s. Për skuadrën bergamaske shënoi tripletë sulmuesi i tyre kryesor, Douvan Zapata.

Sulmuesi potent hapi serinë e golave që në minutën e 2-të, duke shtyrë topin me gjunjë pas një goditje nga këndi. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm me Lasagna-n që konkretizoi një asist të dhënë nga D’Alessandro.

Gaperini vendos të ndryshojë diçka në ekipin e tij duke hedhur në fushë edhe Barroë. Sulmuesi është protagonist në golin e avantazhit pasi dha asistin për Zapata-n. Në minutën e 80-të, do të ishte sërish ai që do të vuloste fitoren. Në fushë për 90 minuta ishte edhe Berisha, ndërkohë që Xhimshiti e ndoqi ndeshjen nga stoli. /Koha Jone/