Artistët ftojnë studentët për bashkërendim dhe bashkëpunim

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shprehur mbështetjen për protestën e studentëve, teksa i ka thirru ato në një mbledhje lidhur me artikulimin më të saktë të protestës.

Sipas tyre protesta ka nevojë menjëherë të artikulohet, ose mund të shkojë dëm.

Me pak sugjerime sipas tyre protesta mund të bëhet edhe më e plotësuar.

Ata i kanë ftuar studentët tek godina e teatrit, teksa kjo do të jetë tema e ditës.Image

Deklarata e plotë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Aleanca per Mbrotjen e Teatrit mbeshtet pa rezerva protesten studentore, duke qene nje forum i hapur, ve ne dispozicion hapesiren e fituar me nje akt te pashembullt okupimi, ne sherbim te diskursit publik per problemet universitare.

Ne kemi shprehur solidaritetin tone, nuk duam te zevendesojme njeri, as te ndikojme nga jashte, po te hapim forumin tone per kauzen studentore.

Protesta ka nevoje te artikulohet, perndryshe do te jete nje energji e shkuar dem.

Jane te ftuar te gjitha grupimet universitare, te organizuar apo spontane, apo qofshin zera individuale – te gjithe ata, qe nuk kane asnje interes tjeter pertej universitetit.

Ne si Aleance po ndajme nje platforme me 4 pika, te shperndare ne rangjet pedagogjike dhe studentore, te qarkulluar horizontalisht ne rrjetet sociale, qe korespondon nje mase te madhe me ate qe studentet kerkojne, ndoshta pak me e plotesuar.

Keto jane sugjerime, po qe ne fakt i trajtojne ne thelb problemet emergjente.

Nese nuk preket ligji, asgje thelbesore nuk ka per te ndryshuar.

Propozimet si me poshte :

1. Rivlerësim i buxhetit për arsimin e lartë:

a. Mbi 4% si në gjithë rajonin.

b. Pëgjysmim i tarifave të regjistrimit në programet arsimore.

c. Vendosja e kartës së studentit me të gjitha të drejtat që përmban.

2. Demokratizimi i jetës universitare: zgjerimi i së drejtës së votës, në 50% për studentët dhe 50% për pedagogët, në zgjedhjen e strukturave drejtuese të Universitetit, demokratizimi politikave kurikulare dhe administrimit te brendshem.

3. Shkrirja e bordeve ekzistuese dhe rikonceptimi i administrimit të universiteteve në bazë të burimeve intelektuale njerëzore të vetë universiteteve.

4. Pastrimi i universiteteve prej plagjiaturave, korrupsionit dhe reformimi i kritereve për përzgjedhjen e hallkave drejtuese të universiteteve.

Bashkohuni sot ne ora 18.00, shperndajeni njoftimin..sot do flasim vetem per protesten studentore..#mestudentet