Arsenali nxjerr në shitje Mesut Ozil, Interi nis kontaktet për ta rrëmbyer

Duket se aventura e Mesut Ozil te Arsenali tashmë ka përfunduar. Sipas “The Sun”. Klubi londinez ka vendosur për ta shitur gjermanin duke parë se rendimenti i tij nuk është aspak i mirë.

Ozil ka mbërritur te Arsenali nga Real Madrid në vitin 2013 dhe mund të shitet 28 milionë euro. Gjermani, nuk u përfshi në listën për dy ndeshjet e fundit, duke qëndruar prej dy muajsh jashtë fushave të lojës. Së fundmi ka qarkulluar edhe zëra se ai është i varur ndaj lojës së Playstation.

Sipas “The Sun”, Ozil që ka kontratë deri në vitin 2021, është gati për t;u transferuar tek Interi që në merkaton e janarit. Kontaktet e para a kanë filluar me agjentin e tij, që është i vëllai Mutlu. /Koha Jone/