Nëna e Kacifas:“Do të vras Edi Ramën”. Garda e policia shtojnë rojet dhe sigurinë rreth Ramës

E shtuna e kësaj jave solli një tension të madh në Bularat të Gjirokastrës ku u zhvillua ceremonia e të 40-tave te Konstandinos  Kacifas, i cili u vra nga policia shqiptare pas rezistencës së tij, siç raportoi policia shqiptare. Nga Greqia kishin ardhur shumë njerëz, por mbi 200 veta u ndaluan në kufi nga policia shqiptare.

Nëna e Konstandinos Kacifas, me flamur grek në dorë, duke vajtuar të birin ka premtuar se do të marrë hak për të.

“Do të vras Edi Ramën. Më mori trimin tim. Do të ta marr unë gjakun biri im,”– është shprehur ajo publikisht.

Kjo deklaratë nga shërbimet e Gardës së Republikës është marrë shumë seriozisht si kërcënim serioz jete. Ministria e Brendshme, SHISH dhe Policia e Shtetit kanë shtuar numrin e rojeve të shtëpia në Surrel e kryeministrit Rama, si dhe kanë kufizuar lëvizjet e tij në publik deri në një urdhër të dytë. Rojet e shoqërimit janë trefishuar pasi dyshohet se nëna e Kacifas nuk e tha në zemërim e sipër atë për vrasjen e kryeministrit Rama, por mund të ketë në kokë si qëllim vërtet të kryejë antentat ndaj Edi Ramës.

Duke menduar se qarqet ultranacionaliste greke mund ta ndihmojnë në këtë skenar, shërbimet intelegjente shqiptare kanë vendosur agjentë për të kontrolluar lëvizjes e gruas në fjalë. Dyshimet mbeten te shërbimet intelegjente se ajo mund të vijë në kryeqytet fshehur në ndonjë aktivitet të kryeministrit.

Burimet sekrete nga kryeministria thonë nën zë se është shtuar kontrolli i çdo zyrtari, sidomos femrave, që hyjnë në kryeministri.