Nga Nikoll Lesi
Zoti Kryeministër, mblidhe mendjen dhe jepu zgjidhje urgjente sot, po sot, kërkesave të studentëve, sa nuk është vonë! Lëri servilët dhe interesat e privatëve në këtë rast, por dil mbi veten dhe vendos që të firmosësh. Mos e lërë protestën e studentëve, e të ardhmes së vendit, të degjenerojë në demonstratë.
Ti e di mirë se çdo të thotë DEMONSTRATË studentore. Eshtë uragan që fshin çdo gjë që i del para.
Ndaj dil dhe thuaj në televizor se të gjitha kërkesat e studentëve i firmos dhe trego firmën. Nuk besojnë më studentët, ndaj bëje këtë veprim që të mbetesh në histori.
Se kanë shumë të drejtë studentët, jepu atë që meritojnë. Mos i detyro të të rrëzojnë me forcën e shpirtit dhe endërres së tyre, qeverinë dhe Ju.
Ndaj lëre mënjanë inatin, mllefin dhe arrogancën.
Është më mirë sot zoti kryeministër! Nesër do jetë vonë!



